3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi i kërkon Morsit njohjen e Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Egjipt, ka takuar Presidentin e këtij shteti, Mohamed Morsi, më të cilin ka biseduar pёr zhvillimet e fundit nё Kosovё, duke ia parashtruar edhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikës sё Kosovёs nga Egjipti.

Gjithashtu, Kryeministri Thaçi, ka marr pjesë në drekën e shtruar nga Presidenti Morsi, ku janё tё ftuar tё gjithё lidёrёt e vendeve anёtare tё Organizatёs sё Bashkëpunimit Islam (OIC).
Kryeministri Thaçi ёshtё duke marrё pjesё nё punimet e Sesionit tё 12-tё tё Samitit tё Vendeve tё Organizatёs sё Bashkёpunimit Islam (OIC). Ai nё kёtё vizitё ёshtё i shoqёruar edhe nga ministri i Punёve tё Jashtme, Enver Hoxhaj.
Gjatё kohёs sa po vazhdojnё punimet e samitit, Kryeministri Thaçi ёshtё duke zhvilluar edhe takime bilaterale me liderё tё vendeve anëtare tё kёsaj organizate me qёllim tё rritjes sё numrit tё njohjeve tё shtetit tё Republikёs sё Kosovёs./ex/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit