14.7 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

21 Janari 2011, të pafajshëm komandantët e Gardës

Më të lexuarat

Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot të shpallë të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011, të cilat cuan në përleshje të dhunshme me forcat e policisë që mbronin selinë e kryeministrisë në Tiranë.

Gjykata vlerësoi se nuk ka prova që të mbështesin akuzën e për vrasje me dashje. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

Në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës deputetët e partisë socialiste braktisën sot seancën e parlamentit duke deklaruar se sipas tyre “Drejtesia ka vdekur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit