1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi i entuziazmuar: Serbët e veriut më priten me kafe e raki të shtëpisë

Më të lexuarat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një konference për media ka folur për vizitën e djeshme në veri të Kosovës, ku ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit.

Sipas tij, ai është pritur shumë mirë nga banorët e kësaj ane, serbë të Kosovës, duke shtuar se e kanë pritur me kafe dhe raki të shtëpisë.

“Vizita në këtë vend nuk është përcjell me as incidentin më të vogël. Përkundrazi jam pritur ngrohtë edhe nga banorët lokal, serbë të Kosovës, të cilët na kanë mirëpritur edhe me kafe edhe me raki shtëpie”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, gjatë bisedimit, Thaçi thotë se ata kanë konfirmuar se duan paqe dhe vende pune për familjaret e tyre.

“Në bisedë me banorët atje mu konfirmua edhe njëherë se të gjithë e duan paqen, mirëkuptimin, tolerancën dhe pajtimin. Duan vende pune dhe jetë më të mirë për familjet e tyre, e jo nacionalizëm, konflikt, luftë e armiqësi”, ka shtuar Thaçi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit