-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: Evropa po na poshtëron, injoron, konsideron si qytetarë të dorës së dytë – prandaj do të bashkohemi

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Evropa po i konsideron qytetarët e Kosovës si të dorës së dytë ashtu siç kishte bërë ish-Jugosllavia.

Thaçi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se pse të mos ndodhë bashkimi kombëtarë “Kur Bashkimi Evropian po na izolon, diskriminon, poshtëron, po na fyen, po na trajton si qytetarë të rendit të dytë si në ish-Jugosllavi, pa dashur të bëj paralele mes bashkimit Evropian dhe ish-Jugosllavisë”.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2075027242798624/
“Edhe tash duke plotësuar 95 kushte tash e tri vite duke na vendosur edhe kushtin e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe atë e kaluam. Tash përsëri na thonë “hiqeni tarifën e diskutojmë heqjen e vizave” edhe “nxirreni një draft për Asociacion” e tani diskutojmë për heqjen e vizave”, tha ai.

Presidenti ka thënë se tash e thotë hapur se edhe nëse na hiqen vizat nuk do të largohet tarifa ndaj mallrave serbe e as nuk do themelohet asociacioni.

“Kjo tashmë është çështje e politikës nacionale dhe nuk ka të bëj me ndonjë institucion shtetërorë”.

Sa i përket bashkimit kombëtarë, Thaçi ka thënë se kjo është një ëndërr që fare lehtë mund të bëhet realitet.

“Mund të iniciohet prej dy kuvendeve apo mund ta nxjerrim ligjin për referendum. E di që Kushtetuta e ndalon, por atë e kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Më lehtë është të ndryshohet Kushtetuta…Pastaj nëse ka ndodh bashkimi i dy gjermanive pse të mos ndodh edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjera Hashim Thaçi./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit