Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Kroaci, ku po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, i ka shtrënguar dorën ish-presidenti serb, Boris Tadiq. Tadiç ka thënë me këtë rast se kësaj nuk duhet dhënë shumë rëndësi,njofton kosovapress.
Mediumi kroat “Vecernji” ka lansuar edhe një video nga ky takim i shkurtër. Ndryshe Thaçi në këtë takim është takuar edhe me kryetarin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë./kohaislame