BMW Venture – automobili i ardhmërisë (Video)

0
54

Koncepti i automjeteve të ardhmërisë kanë tërhequr gjithnjë interesimin e publikut, sepse zakonisht sjellin diçka absolutisht jokonvencionale dhe futuriste.

Konceptet e tilla janë veçmas interesante pasi bashkojnë disa funksione apo role. Sikundër telefonave mobilë me dy apo tri kartela, duke se edhe autobilët po bëhen multifunksionalë dhe ata në një të ardhme të afërt sigurisht do të bëhen pjesë e përditshmërisë. Ky koncept automjeti me shtypje të butonit komandues me lehtësi shndërrohet nga automjeti për trafik në zona urbane të ngarkuara në automjet sportiv për rrugë të hapura. Automjeti “BMW Venture” karakterizohet me disa “duar”, të cilat e zgjasin automjetin, duke ndikuar në stabilitetin e tij, që nevojitet për vozitje jashtë qytetit. BMW Venture është me dy ulëse, kurse lëvizja e tij bazohet në teknologjinë e djegies së qelizave të hidrogjenit./koha/kohaislame

 

.