0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Thaçi, Daçiqit: Pavarësinë nuk e diskutojmë më

Më të lexuarat

Thaçi, Daçiqit: Pavarësinë nuk e Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Serbia u përpoq të ushtroj kontroll në veri, me policinë e saj, duke financuar strukturat paralele atje.

“Pozita e qeverisë sonë është qartë. Ne jemi kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Ne kemi një plan për të filluar dialogun me serbët në Kosovë për të integruar këtë pjesë.

Ne duhet të këmbëngulim për ligjshmëri, për heqjen e paligjshme të policisë serbe, të zhvillimit ekonomik si dhe të ndodh pajtimi. Ne do të komunikojmë me çdo serb në veri që pranon institucionet e Kosovës. Ne kurrë s’do të rrezikojmë integritetin territorial të shtetit tonë”, tha kryeministri Thaçi.

Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, në fjalën e tij Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ja ka kthyer kryeministrit Serbë, duke i thënë se statusi i Kosovës është zgjidhur një herë e përgjithmonë.

“Me 17 shkurt 2008, është dita kur Kosova ka zgjidhur statusin e saj. Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik dhe ne kurrë nuk do ta diskutojmë atë”, tha kryeministri Thaçi.

Ai gjithashtu tha se Kosova është një shembull më i mirë i shtet- ndërtimit në rajon dhe funksionit të misioneve të paqes.
“Kosova, është një shembull për një shtet multi-etnik, ku serbët dhe komunitete tjera kanë vend të rëndësishme në Kuvend dhe qeveri. Ne nuk duhet të jemi peng i politikave të kaluara”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Seanca e këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ka filluar para pak minutash është duke vazhduar.
Në këtë takim janë duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë në fjalimin e tij ndër të tjera tha se Serbia nuk do të pranojë Pavarësinë e Kosovës.
“Nuk do të pranojmë që Kosova në mënyrë të njëanshme të shpallë Pavarësinë dhe gjithashtu nuk do ta pranojmë Pavarësinë e njëanshëm të saj”, ka thënë Daçiq.

Kryeministri serb Ivica Daçiq u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos e bëjnë këtë hap.
Ai tha se konfigurimi i EULEX-it dhe heqja e përgjegjësive ekzekutive të institucioneve ndërkombëtare, është anashkalim i OKB-së, pasi Këshilli i Sigurimit nuk është konsultuar për këtëdiskutojmë më.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit