TETOVË (AA) – Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) në Tetovë të Maqedonisë zhvilloi një ceremoni për pranim-dorëzimin e një shkolle e cila do të ofrojë arsim për ciklin fillor dhe të shkollës së mesme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoni morën pjesë Ministri pa resor Adnan Qahil, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, deputetja nga Turqia nga radhët e partisë qeverisëse (AK Parti), Sema Kırcı, kryetari i TMV-së, Birol Akgün si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të vendit dhe rajonit.
Kreu i TMV-së, Akgün, në një fjalim duke bërë të ditur se TMV është një fondacion i themeluar në vitin 2016 me një ligj të posaçëm dhe se në vitet e fundit kanë marrë në dorëzim shkolla në vende të ndryshme të botës, tha se “Asgjë nuk më entuziazmon sa hapja e kësaj shkolle që ne e bëjmë sot këtu në Ballkan”.
Me tej Akgün, arsimimin këtu e ka cilësuar si një investim për të ardhmen e fëmijëve dhe ka vënë në duke se TMV nuk duhet të ngatërrohet me fondacionet dhe shoqatat e tjera të cilat kanë hapur shkolla më parë në këtë pozitë gjeografike dhe të cilët më pas i kanë shkaktuar trauma serioze Turqisë si ajo e 15 korrikut.
Ai ka nënvizuar se nuk kanë asnjë agjendë të fshehur në kuptimin ideologjik, politik dhe fetar dhe ka theksuar se “Kemi një përparësi të vetme, e cila është t’i ofrojmë fëmijëve tanë një arsim cilësor dhe të kualifikuar”.
Aktivitetet e tyre në Maqedoni do t’i zhvillojnë në konsultim me Qeverinë e Maqedonisë, ka bërë të ditur Akgün, duke informuar se kjo është shkolla e parë fillore që hapin në Maqedoni si TMV dhe se në një kohë të afërt do të vazhdojnë edhe hapjen e shkollave të tjera në Shkup.
“Për nxënësit e suksesshëm maturantë të kësaj shkolle nëse do të jetë e nevojshme do të ofrojmë edhe mundësi për bursa për ata që dëshirojnë të studiojnë në Turqi. Ne gjithashtu do të forcojmë marrëdhëniet tona me institucionet e tjera arsimore që janë të pranishme në Maqedoni”, është shprehur në fjalën e tij Akgün.
“Institucioni i vërtetë i shtetit tonë janë shkollat e Fondacionit Marif”
Ambasadorja Kara ka theksuar se gjatë takimeve të nivelit të lartë që ka kryer nga ardhja e saj në detyrë e deri tani ka vërejtur që nuk është shpjeguar shumë mirë çështja e sulmit tradhtar që organizata FETO ka kryer me 15 korrik. “Të gjithë zyrtarëve u kam shpjeguar se për ato që i kanë ndodhur sot Turqisë, nuk mund të jepni garanci se nesër nuk do të ndodhin edhe në vendin tuaj. Për këtë arsye kemi bashkëpunuar me zyrtarët e Maqedonisë që organizata terroriste të shpjegohet hap pas hapi”, ka theksuar Kara.
Ajo ka shtuar se kjo organizatë shkollat e saj i ka emërtuar me emra të personaliteteve të rëndësishëm si Yahya Kemal Beyatlı, Mehmet Akif Ersoy, Turgut Özal, dhe ndër të tjera Kara tha se “Institucioni i vërtetë i shtetit tonë janë shkollat e Fondacionit Marif”.
Deputetja Sema Kırcı është shprehur se vetmja gjë që po përpiqen të bëjnë është që t’u transmetojnë bijve të tyre lidhjet e forta mes dy vendeve. Ajo ka theksuar se “Këto fëmijë që përgatiten në këto shkolla, në këto territore ku mbizotëron për vite miqësia dhe
“Do ta eliminojmë nga Maqedonia qëllimin e keq të FETO-s”
Ministri pa resor Prof. Dr. Adnan Qahil, ka folur për rëndësinë e arsimimit në moshë të vogël të fëmijëve që shkojnë drejt universitetit dhe ka bërë të ditur se si akademik është i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj dhe mbështetja e tij nuk do të mungojë në këtë drejtim.
“Jam i sigurtë se Fondacioni Maarif do të merrret vetëm me arsimin. Në të kaluarën time personale si ministër, si deputet, si akademik asnjëherë nuk kam patur marrëdhënie me organizatën FETO dhe në atë kohë e dija që këto kishin qëllime dashakeqe, por do ta eliminojmë nga Maqedonia qëllimin e keq të FETO-s. Ja në këtë mënyrë me arsim cilësor”, tha Qahil,
Pas fjalimeve të ftuarit kanë vizituar ambientet e shkollës së TMV si dhe kanë marrë informacione rreth saj nga mësuesit dhe zyrtarët e TMV.