13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Erdoğan: Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Kongresin e rregullt të AK Partisë në Stamboll deklaroi se Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në botën brenda së cilës ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit. Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi globale”, tha Erdoğan.

– “Vazhdojmë me objektivat tona kryesore”

Erdoğan deklaroi se: “Luftimi i korrupsionit, varfërisë dhe ndalesave, si në ditët kur kemi filluar në rrugëtimin e AK Partisë do të vazhdojnë të jenë në mesin e objektivave tona kryesore.

– Eksploatimi, dhuna dhe abuzimi ndaj grave janë krime të mëdha kundër njerëzimit

Presidenti Erdoğan tha se eksploatimi, dhuna dhe abuzimi ndaj grave janë krime të mëdha kundër njerëzimit.

“Do të vazhdojmë luftën me forcën tonë derisa të shlyejmë plotësisht këtë turp nga vendi ynë”, porositi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit