0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tetovë: Fshati mbetet pa postë, “letrat” shkojnë në xhami

Më të lexuarat

Muajt e fundit, banorët e fshatit Përshefcë të Komunës së Tearcës ballafaqohen me një problem të madh sa i përket marjes me postë të dokumenteve që dërgohen nga institucionet ose kompanitë.
“Pas shkuarjes në penzion të postierit Alirami Selmani, postierët tjerë që cakohen nga Posta e Maqedonisë aspak nuk e kryjnë punën si duhet”, thonë banorët e Përshefcës.
“Në fillim letrat-dokumentet i lenin nëpër shitoret e fshatit, pastaj jasht te Xhamia e fshatit sa që njëher i kapi shiu. Kohën e fundit në hapësirat e brendëshme të Xhamisë mund të gjenden shumica e letrave-postës që janë të dërguara për banorët e fshatit”, thotë Z.B nga Përshefca.

Siç merë vesht portali “tetova1”, postierët që caktohen për shpërndarjen e postës në Përshefcë janë të fshatrave tjera dhe ata thuajse aspak nuk i johin banorët e fshatit.
Kohën e fundit është biseduar për mundësinë e punësimi të ndonjë postieri nga Përshefca, mirëpo kjo çështje po neglizhohet nga autoritetet përgjegjëse.
Dhe derisa të punësohet ndonjë postier që e njeh fshatin dhe banorët e Përshefcës, përshefcasit do i kërkojnë letrat ose dokumentet që duhet tu arijnë me postë në Xhami, shitore dhe kushedi ku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit