1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Testohet ilaçi për shërimin e kancerit të gjirit

Më të lexuarat

Mjekët amerikanë me sukses kanë testuar ilaçin për shërimin e tumoreve të gjirit.

Prodhuesi i këtij ilaçi, me emrin T-DM1, është kompania farmaceutike zvicerane “Genetec”, në bashkëpunim me firmën ImmunoGen, transmeton AP.

Në testimin final, në të cilin janë përfshirë rreth 1000 pacientë me sëmundje shumë të avancuar, trajtimi eksperimental me ilaçin T-DM l ka zgjatur për disa muaj periudhën pa përkeqësime, thekon udhëheqësja e hulumtimeve, Kimberly Blackwell, nga Universiteti Duke. Dhe ajo që është më e rëndësishme, ka tregues që ky ilaç zgjat edhe mbijetesën e pacientëve. Dy vjet pasi që e kanë marrë, 65 për qind e pacienteve ende kanë qenë gjallë, në krahasim me 47 për qind në grupin kontrollues, që kanë marrë terapinë standarde. 
llaçi është ende eksperimental, theksojnë ekspertët, ndërsa në treg mund të shfaqet në afat prej një viti.

Trajtimi bazohet në “herceptinën”, ilaçin e parë në terapinë e kancerit i cili është orientuar dhe përqendruar në gjene të caktuara. Tek T-DM1 “herceptina” është kombinuar me medikamentin e caktuar kimioterapik, aq toksik, sa që nuk mundet të jepet në mënyrë të pavarur, si edhe me një kimikat tjetër, i cili i mban bashkë dy përbërësit e sipërpërmendur derisa të mos arrijnë deri te qelizat kancerogjene.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit