15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Veçoritë shëruese të lakrës

Më të lexuarat

Është dëshmuar se vlera e këtyre perimeve qëndron në faktin se shërojnë shumë sëmundje.

* Për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

* Për ishijas: fleta e lakrës zihet dhe derisa është e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Mënyra e dytë: fleta rrafshohet duke u nxehur me anë të ujtisë dhe vihet në vend me dhembje.

* Për vena të zgjeruara: dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

* Për djegie: fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

* Për bronkit: vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Në vend të fletëve, si fashë mund të përdoret edhe rasoji. Lecka laget në rasoj, nxehet dhe ndërrohet çdo gjysmë ore deri në 45 minuta. Nëse rasoji është fortë dhe fillon kruarja, atëherë zbutet me pak ujë. Fasha e këtillë mund të ndihmojë edhe tek kafshimi i insektit, te ndezja e venave dhe te të thatët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit