-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Testohen në ujë iPhone 6S dhe 6S Plus

Më të lexuarat

Apple sigurisht se nuk i ka lansuar në treg telefonat e rinj që të jenë të pa prekshëm nga uji, por rreziku nga rënia e iPhonit në ujë asnjëherë nuk është diçka e mirë.

Janë testuar telefonat e rinj, iPhone 6S dhe 6S Plus në ujë, kurse pas testeve është mësuar se nuk është dëmtuar asnjëri prej tyre, transmeton Koha.net shkrimin e “Gizmodo.com.

Për një orë telefonat të ndezur janë vendosur në një enë të mbushur me ujë dhe pas një ore, kufjet dhe portet e dritës nuk kanë qenë të dëmtuara, por as pjesët e tjera. Kjo, për shkak të hidroizolimit të aplikuar në këta dy telefona të rinj.

Natyrisht, kjo provë nuk është bërë nga shkencëtarët, prandaj nuk duhet të provoni që të bëni të njëjtën gjë edhe ju.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit