1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024


Testi i ri i shtetësisë gjermane: Guxo mos e duash Izraelin…!

Më të lexuarat

Frustrimi i një fuqie ish-naziste ndaj një shteti nazist

“Kushdo që nuk ndan vlerat tona, nuk mund të marrë as pasaportë gjermane”, tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser e pyetur nga mediat.

“Antisemitizmi, racizmi dhe forma të tjera të përbuzjes për njerëzit janë të papajtueshme me marrjen e nënshtetësisë gjermane”, tha Faeser.

Ajo vuri në dukje përgjegjësinë historike të Gjermanisë kur bëhet fjalë për hebrenjtë dhe Izraelin, duke iu referuar shkatërrimit sistematik të hebrenjve në Holokaustin gjatë Gjermanisë naziste.

“Kushdo që dëshiron të bëhet shtetas gjerman duhet të dijë se çfarë do të thotë të marrësh këtë përgjegjësi historike të Gjermanisë. Kjo përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë,” përfundoi ministrja Faeser.

Para kësaj, zëdhënësi i MPB-së konfirmoi raportimet e mëparshme në media se testi, i cili kryhet në kuadër të procesit të marrjes së shtetësisë gjermane, përfshinte pyetje që lidhen me jetën e hebrenjve në Gjermani si dhe përgjegjësinë historike të Gjermanisë ndaj hebrenjve dhe Izraelit.

“Në të ardhmen, tema të tilla si antisemitizmi, e drejta për ekzistencën e Izraelit dhe jeta hebreje në Gjermani do të luajnë një rol më të rëndësishëm në testin e shtetësisë”, tha ministria në një deklaratë.

Para kësaj Spiegel Online publikoi disa pyetje që do të përfshihen në testin e ardhshëm që është pjesë përbërëse e procesit të marrjes së shtetësisë gjermane.

Kështu, Gjermania vijon me frustrimin e saj të rëndë, deri dhe vetëdiskretitues ndaj jo hebrenjve por Izraelit si shtet, i cili për cinizëm historik ka tiparet e nazizmit me krimet e rënda që kryen etnikisht e jo vetëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit