-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Testi i forcës së muskujve

Më të lexuarat

Zhvillimi i muskujve e ndihmon trupin për të luftuar kundër osteoporozës. Duke vënë në lëvizje muskujt, vihen në lëvizje edhe kockat duke ndihmuar njëkohësisht ushqimin e tyre me elementë ushqimorë.
Në rast se merreni me sport, vazhdoni aktivitetin tuaj dhe, në bazë të rezultateve tuaja, bëni lëvizje plotësuese për zhvillimin e pjesës së sipërme apo të poshtme të trupit.
Nëse bëni jetë sedentare, zgjidhni një aktivitet fizik që të jetë i përshtatshëm me shijet tuaja, gjë që do të ndikojë në forcimin e muskujve tuaj.

Testi i këmbëve
Mbështetuni me shpinë në mur, përkulni gjunjët sikur të ishit ulur. Qëndroni në këtë pozicion sa më gjatë që të jetë e mundur.

Muskujt

Rezultati: në rast se qëndroni:
Më shumë se 60 sekonda: i shkëlqyer
Midis 45 dhe 60 sekondave: i mirë
Midis 30 dhe 45 sekondave: mesatar
Më pak se 30 sekonda: i dobët

Testi i krahëve
Shtrihuni me bark, me duart të vendosura në tokë, me krahët e përkulur, ngrihuni nga toka duke drejtuar krahët në maksimum.

pushups

Rezultati: në rast se bëni të shumtën:
Mbi 30 pompa: i shkëlqyer
Midis 25 dhe 30 pompave: i mirë
Midis 15 dhe 25 pompave: mesatar
Më pak se 15 pompa: i dobët

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit