2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Teshtitja që e ktheu profesorin në mysliman

Më të lexuarat

Në një universitet të Amerikës, në një sallë ku kishte shumë studentë e në mesin e tyre edhe një mysliman, ishte duke ligjëruar një prof. doktor me prejardhje amerikane (jomusliman).
Gjatë ligjëratës së tij, profesori ligjëron temën përkatëse, por papritur një studenti i vie të teshtijë dhe pas teshtitjes pëshpërit diçka. Profesori e vëren.
Profesori vazhdon të ligjërojë por ai student përsëri teshtiu dhe përsëri pëshpëriti diçka në veten e tij. Profesori tani sytë i mbante vetëm tek ai student. Përfundon ligjërata dhe studentët dalin jashtë me përjashtim të njërit të cilin profesori e ndaloi. Ai ishte një prej vëllezërve tanë myslimanë.
Profesori: Më tërhoqi vëmendjen fakti që, pasi teshtije pëshpëritje diçka në vetvete.
Myslimani: Po, ne myslimanët e kemi pjesë të besimit që pas teshtitjes të themi “Elhamdulilah” (Falënderimi i takon Zotit), andaj kjo është ajo që unë flisja në vetvete.
Profesori: Po kur të kolliteni, lëshoni gazra, apo kur iu hapet goja për gjumë, keni ndonjë shprehje edhe për këto raste?
Muslimani përgjigjet me një përgjigje negative: Jo.
Profesori mbetet i hutuar, dhe kurioz shkon në laboratorin e tij të punës, ku fillon të studiojë rreth teshtitjes së njeriut, se në çfarë pozicioni ndodhet organizmi i njeriut gjatë teshtitjes.
Më në fund mëson se gjatë teshtitjes së njeriut, të gjitha organet e njeriut ndalen, ndalet ZEMRA, mushkëritë, të gjitha, pra, njeriu në atë moment është më afër vdekjes për dallim nga rastet tjera ku nuk ndodh e njëjta.
Për këtë arsye myslimanët e falënderojnë Krijuesin e tyre, që ua ktheu përsëri SHPIRTIN.
Prej atij momenti profesori e pranon si fe Islamin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit