Dalin pamjet e rënda nga masakra me armë zjarri në Teksas, ku mbetën të vrarë 18 persona. Dhjetëra persona raportohet të kenë mbetur të plagosur. Mediat botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke qëlluar me kallashnikovë dhe viktima një nga viktimat në tokë i gjakosur.
Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një tragjedi, që nuk ishte menduar kurrë. “Kjo është një tragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit. CNN ka siguruar dhe dëshmi tronditëse nga vendngjarja. “Jemi në shok për ngjarjen tragjike. Po lutemi për të plagosurit dhe gjithë qytetarët”, ka thënë një shitës.
Në media sociale shkruhet se sulmuesi ka lënë një shkrim në disa faqe të ndryshme në internet. Kjo ka rritur shqetësimin se ky sulm mund të ketë motive naziste dhe ideologji ekstreme të djathtë.