1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Terroristi që sulmoi xhamitë në Zelandën e Re do të dënohet më 24 gusht

Më të lexuarat

Është caktuar data e dënimit të supermacisitit të bardhë i cili kreu masakrën në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtënat e tmerrshme të 15 marsit të vitit 2019 në xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islame Linwood gjatë namazit të xhumasë, lanë të vdekur 51 besimtarë, e cila shokoi të gjithë botën.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Zelandës së Re, Cameron Mander tha se terroristi Brenton Tarrant do të dënohet më 24 gusht, raportoi Radio “Zelanda e Re”, duke shtuar se data ishte shtyrë pasi viktimat dhe familjet e tyre jashtë Zelandës së Re nuk mund të ktheheshin në vend për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Mander tha se nëse viktimat dhe të afërmit e tyre nuk mund të kthehen në vend në atë datë, atëherë mund që përmes video-konferencës t’u mundësohet atyre pjesëmarrja nga distanca.

Ai shtoi se seanca dëgjimore e dënimit pritet të zgjasë tre ditë, por do të zgjasë aq sa është e nevojshme.

Si pjesë e masave të koronavirusit (COVID-19), kufijtë e Zelandës së Re mbeten të mbyllura për të huajt ndërsa qytetarët dhe personat me qëndrim të përhershëm mund të kthehen, ata do të përballen me një karantinë 14-ditore pas mbërritjes.

Në fillim të këtij viti, Tarrant pranoi fajësinë për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë për përfshirje në akt terrorist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit