Rebelët e krishterë të grupit ekstremist “Anti-Balaka” kanë vrarë 25 myslimanë brenda një xhamie në qytetin Kimbi në jug të Republikës së Afrikës Qendrore.
Kanali televiziv Russia Al-Jeum njoftoi se Abdurrahman Burno, kryetari i këshillit komunal të qytetit Kimbi, deklaroi se rebelët në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar xhaminë e këtij qyteti dhe përveçse kanë vrarë 23 persona, kanë ekzekutuar edhe imamin e xhamisë së bashku me shoqëruesin e tij. Autoritetet lokale të këtij qyteti kanë shpallur pesë ditë zi publike për shkak të vrasjes së këtyre myslimanëve. Republika e Afrikës Qendrore që nga fundi i vitit 2012, po përballet me sulme të dhunshme të grupeve terroriste të krishtera kundër myslimanëve. Anti-Balaka është një grup militant ekstremist i krishterë i cili u formua njëkohësisht me ardhjen në pushtet të Michel Djotodia, presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore.