8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Terroristet budiste masakrojne cdo dite minoritetet e pushtuara muslimane dhe bota hesht

Më të lexuarat

Omer Abdulkafi

Shumë prej nesh nuk e di se kush eshte Burma dhe cilat jane problemet qe përjetojne banoret myslimanë në  te.

Këtu është historia e tyre me pak fjalë te cilen na e pershkruan doktor Omer Abdulkafi.

Arakani ishte një shtet i pavarur i banuar prej tre milionë myslimanëve,  prej tij u perhap  Islami në shtetin fqinj të quajtur “Burma” e cila ka shumicën e popullsisë  budiste.

Në 1784, para dyqind e tridhjetë vjetëve, budistët e Burmes sulmuan  Arakanin, vrane shume prej banoreve te saj, e pushtuan ate duke e konsideruar pjese te shtetit  te tyre, si dhe i ndryshuan edhe emrin nga Arakan ne Mianmar. Banoret muslimane u konsideruan minoritet ku numri i tyre nuk i kalon tre ose katër milionë, ndërsa shumica budiste  pesëdhjetë milionë.

Në kohën që muslimanët jetonin në fshatra të veçanta duke u angazhuar  me tregeti terroristet budiste planifikuan sulmin dhe grabitjen e pronave te tyre duke i nxjerre ata edhe nga shtëpitë e tyre.

Jo shumë kohë më parë ndodhi një masakër e tmerrshme, ku një grup prej budistëve ndaluan autobusin që transportonte dhjetë hoxhallare te tyre të cilët vizitonin fshatrat muslimane duke i mesuar Kuranin dhe ritet e tyre fetare. Pasi i rrahen keq i masakruan trupat e tyre me thika.

Pas përhapjes së lajmit, muslimanët u rebeluan në mbrojtje të predikuesve dhe imameve te xhamive. Këtu shfrytëzuan rastin terroristet budiste duke u kthyer mbi ta, duke i vrare e djegur fshatrat e muslimanëve.

Numri i shtëpive të djegura arriti në më shumë se 2,600 shtepi, shume vete vdiqen, nje pjese u arratisen neper rruge tokesore dhe detare dhe ata qe mbeten vazhdojne te luftohen prej budisteve vazhdimisht duke u torturuar, djegur e vrare, pa kursyer edhe grate dhe femijet.

Njerzit e pafajshem vriten e torturohen aty cdo dite ne menyre cnjerezore prej terroristeve budiste dhe bota hesht, organizatat e te drejtave te njeriut heshtin, Shtetet e Bashkuara  te Amerikes heshtin, mediat heshtin.

Valle a nuk jane edhe ata qenie njerezore te cilat kane te drejte te jetojne e te kene te drejta dhe liri fetare ?!/ Mamlakapress

https://www.facebook.com/ekuiliber2/videos/985038194964789/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit