-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Terrori në Stamboll: kush është autorja dhe kush qëndron pas saj?

Më të lexuarat

Pamje: arrestimi në kohë rekord i njeriut që përgjaku metropolin turk

Autoritetet turke arritën në kapin në kohë rekord njeriun që shkaktoi një shpërthim në Stamboll, në një prej zonave dhe rrugëve më të populluara të metropolit turk, në Taksim.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Ahlam Albahashir nga Siria.

Sipas njoftimit të policisë së Stambollit, “gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftoi se janë arrestuar më shumë se njëzet të dyshuar.

“U arrestua personi që vendosi bombën. Bazuar në konkluzionet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për shpërthimin e bombës”, tha ministri Soylu.

Autoritetet publikuan pamjet e arrestimit të saj.

Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke e vënë në pranga, duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë.

Në të njëjtën kohë, përdoruesit e Twitter publikuan foto të gruas së dyshuar pas arrestimit të saj.

Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të saj duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit vdekjeprurës që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.

Ministri i Brendshëm turk shtoi se “vlerësojmë se urdhrin për sulmin e ka dhënë Kobani”.

Kobani kontrollohet nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), nga të cilat Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) aleate të PKK-së janë përbërësi kryesor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit