Myftiu Tërnava ka vizituar xhaminë e djegur në Verboc Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot ka vizituar për së afërmi xhaminë e djegur të Verbocit të Drenasit për të shprehur shqetësimin ndaj veprës kriminale. Siç ka njoftuar BIRK, Myftiu ka thënë se xhamia e Verbocit ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të vendit tonë. Ai po ashtu ka kërkuar që kryerësi i veprës të dalë sa më parë para drejtësisë. “Myftiu i vendit, Naim Tërnava, më tutje ka thënë se arkitektët e Bashkësisë Islame do ta vlerësojnë dëmin se çfarë mund të bëhet me pjesën e objektit të xhamisë që ka mbetur.”, është bërë e ditur në komunikatën e BIRK-ut. Ndërsa, Imami i fshatit Verboc, Driton Kastrati ka thënë se ngjarja ka ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut. Në anën tjetër xhamia e re e ndërtuar shumë afër xhamisë së vjetër, sipas imamit nuk ka pësuar dëmtime me përjashtim të disa xhamave. Xhamia e Verbocit ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës. Ndërkohë që, xhamia e re në këtë fshat është ndërtuar në vitin 2014 dhe është shumë afër xhamisë së vjetër. Xhamia që është djegur të premten nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, por kishte qenë e hapur për vizitorë./21Media Të ngjajshme
Lexo me shume: http://rtv21.tv/ternava-personi-qe-ka-djegur-xhamine-te-dale-sa-me-pare-para-drejtesise/
© RTV21.tv