1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tërnava mban mesazhin e së premtes: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e Xhumasë.

Ai foli për rëndësinë dhe vlerën e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, dhe kërkimit të Natës së Kadrit, duke ftuar besimtarët që të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut.

Myftiu ritheksoi se atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftarëve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji.

Poashtu Myftiu Tërnava trajtoi çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Myftiu tha se përmallimi për xhami buron nga imani tek secili mysliman, por që duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne ti kthehemi normalitetit”.

Myftiu poashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim ti respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduar me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

Ai përmendi një takime me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit