-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tërnava i kërkon ndihmë shejhul Az’harit për UNESCO

Më të lexuarat

Myftiu Tërnava letër Shejhul Az’harit dhe sekretarit gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Ndihmoni Kosovën për anëtarësim në UNESKO!

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i ka dërguar letër autoritetit më të lartë fetar në Egjipt, shejhul Az’har-it, hirësisë së tij, Ahmed Muhamed Ahmed et-Tajib, të cilit i ka kërkuar që të përdorë autoritetin e tij te qeveria e Egjiptit për ta përkrahur pranimin e Kosovës në UNESKO.

Në letrën drejtuar Shejhul Az’harit, myftiu Tërnava ia rikujton të kaluarën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e vendit tonë për të qenë pjesë e institucioneve ndërkombëtare.

Kosova është e gatshme dhe ka të gjitha kapacitetet që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në forumet dhe institucionet ndërkombëtare. Për ne pranimi në UNESKO është i një rëndësie të veçantë, sepse do të përfitonim përvojën, përkrahjen dhe mbështetjen për trajtim, ruajtje dhe promovim të trashëgimisë sonë shekullore, e cila më së miri shpreh dhe manifeston vlerat qytetëruese të popujve tanë. Ju lutem, i nderuar shejh, që të përdorni autoritetin tuaj te qeveria e Egjiptit, për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, më 9 nëntor 2015 – ka shkruar Myftiu Tërnava.

Po me letër për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, myftiu Tërnava i është drejtuar edhe sekretarit gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, z. Ijad Medeni, nga i cili po ashtu ka kërkuar përdorimin e autoritetit të tij te shtetet anëtare të Konferencës Islamike për ta përkrahur dhe mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO./bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit