Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, e ka dënuar djegien e xhamisë në Vërboc dhe e ka quajtur vepër kriminale.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar për së afërmi xhaminë e djegur të Verbocit të Drenasit, duke e quajtur vepër kriminale.
Tërnava ka thënë se kjo xhami ka përmbajtur vlera jashtëzakonisht të mëdha historike dhe tradicionale të Kosovës, duke kërkuar që kryerësi i kësaj vepre të dal sa më parë para drejtësisë.
Në anën tjetër, imami i këtij fshati, Driton Kastrati, thotë se ngjarja kishte ndodhur të premten menjëherë pasi ishte falur namazi i sabahut.
Sipas njoftimit të BIK-ut, kjo xhami ishte ndërtuar në vitin 1566 dhe kishte qenë xhamia e dytë më e vjetër në rajonin e Drenicës.