1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Tërmeti shkund Marokun: si rrafshohen ndërtesat me njerëz brenda

Më të lexuarat

Pamje nga fatkeqësia sizmike në vendin afrikanoverior


Të paktën 300 persona kanë humbur jetën deri më tani nga një tërmet i fuqishëm që tronditi Marokun mbrëmjen e së premtes, sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga autoritetet e vendit afrikan.

Rrjeti Al Arabiya raporton se ka shumë të bllokuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Pesë anëtarë të një familjeje u nxorrën të vdekur nga rrënojat e një shtëpie në qytetin Demnat, tha më herët.

Tërmeti i ndodhur pak pas orës 23:00 me orën lokale ka qenë me magnitudë 6.9, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra ndodhet 77 kilometra në jugperëndim të qytetit të Marrakeshit dhe thellësia fokale llogaritet në 10 kilometra.

Videot u postuan në mediat sociale që tregonin imazhe të një rrugice të mbushur me rrënoja ndërsa njerëzit kalonin nëpër mbeturinat gjatë natës.

Montasir Itri – banor i fshatit malor Ashni, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit – tha se shumica e shtëpive kanë pësuar dëme të konsiderueshme. “Fqinjët tanë u bllokuan nën rrënoja dhe po bëhen përpjekje të dëshpëruara për t’i shpëtuar me të gjitha mjetet në dispozicion në fshat”, tha ai.

Disa kilometra në perëndim, afër qytetit të Taroudad, mësuesi Hamid Afkar tha se “toka u drodh për rreth 20 sekonda. Dyert hapeshin dhe mbylleshin vetvetiu ndërsa unë zbrita me vrap nga kati i dytë.”

Pamjet nga Marrakeshi tregojnë dëme të mëdha në qytetin e vjetër, me fasadat e ndërtesave të dëmtuara. “Fatmirësisht nuk kisha fjetur ende”, thotë Dalila Fachem, shtëpia e së cilës ka pësuar çarje. “Ka rënë llambadari nga tavani dhe unë kam dalë me vrap”, tha 43-vjeçarja Huda Hafsi. “Unë jam ende në rrugë me fëmijët e mi dhe ne jemi të frikësuar,” shtoi ajo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit