3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tërmeti politik po kërcënon Evropën?

Më të lexuarat

Një tërmet i mirëfilltë politik mund të trondisë Evropën në vitin 2015, sugjeron një studim i kryer nga Economist Intelligence Unit për BBC. 

Studimi vë në dukje se ngritja e popullaritetit në radhët e partive populiste mund të çojë në fitoren e tyre ose të detyrojë partitë e tjera të bëjnë aleanca të pamenduara kurrë më parë. 

“Kriza e demokracisë” në Evropë, thotë studimi, është një hendek mes elitës dhe votuesve. 

“Ekziston një boshllëk i madh në zemër të politikave evropiane, aty ku idetë e mëdha duhet të jenë”, vijon mbikëqyrja e EIU. 

Pjesëmarrjet e ulëta në zgjedhje dhe rëniet e ndjeshme të anëtarësimit në partitë tradicionale janë faktorë kyç në këtë sektor. 

“Mbretëria e Bashkuar, që do të shkojë në zgjedhje në muajin maj, ka shumë gjasa që të bjerë një periudhë të stërzgjatur destabiliteti politik”, vlerësojnë ekonomistët. 

Sipas tyre, shanset që nga zgjedhjet të dalë një qeveri e paqëndrueshme janë më të mëtha se kurrë, pasi parashikimet sugjerojnë se partia ekstremiste UKIP do të marrë vota si nga elektorati konservator edhe nga ai laburist. 

Por sfida më imediate politika, që është njëkohësisht një test se sa janë rritur partitë ekstremiste, është Greqia. Në vend do të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 25 janar, për shkak të dështimit të Parlamentit në zgjedhjen e presidentit. 

Sondazhet sugjerojnë se partia e ekstremit të majtë Syriza mund të dalë si partia më e fortë. Nëse ndodh kështu dhe ajo ka mundësinë të formojë qeverinë, atëherë kjo do të lëshojë një seri valësh tronditëse për BE-në dhe do të shërbejë si katalizator për përmbysje politike në vende të tjera të Unionit. /tch/kohaislame 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit