26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Tërmeti në Indonezi shkakton të paktën 91 të vdekur

Më të lexuarat

Tërmeti ka dëmtuar mbi një mijë shtëpi, ndërkohë që aksionet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve po zbatohen me ndihmë të helikopterëve

 

XHAKARTË (AA) – Tërmeti prej shtatë ballësh sipas Rihterit i cili të dielën goditi ishullin Lombok në Indonezi, shkaktoi të paktën 91 të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i agjencisë kombëtare për menaxhim me rreziqet nga katastrofat natyrore (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se numri më i madh i të pësuarve është regjistruar në veri të ishullit. Në tërë territorin e Lombokas, janë lënduar rreth 300 persona.

Nugroho tha se nga ishulli Gili janë evakuuar rreth një mijë turistë të huaj dhe vendor, ndërkohë që tërmeti është ndjerë edhe në Bali, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën dy persona.

Tërmeti ka dëmtuar mbi një mijë shtëpi, ndërkohë që aksionet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve po zbatohen me ndihmë të helikopterëve.

Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë, më herët tha se tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash, 27 kilometra në verilindje nga Lomboku, ndërkohë që është ndërprerë alarmi për një cunami të mundshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit