XHAKARTË (AA) – Si pasojë e tërmetit në provincën Aceh të Indonezisë afro 43.000 persona kanë ngeluar pa shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale pas tërmetit 6.5 ballë sipas shkallës së Rihterit që ndodhi javën e kaluar në Pidie Jaya në ishillun Sumatra në provincën Aceh 43.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.
Tërmeti më së shumti ka ndikuar në qarqet e provincës Aceh siç janë Pante Raja, Dnadar Dua, Bandar Baru, Domen Buya, Tringgedang, Meureudu, Bandar Baru dhe Alee Glee. Në rajon janë ndërtuar shtëpiza në formë çadrash për ndihmë.
Gjithashtu u bë e ditur se për të prekurit nga tërmeti janë siguruar ushqime dhe materiale mjekësore.
Në tërmetin në Aceh humbën jetën të paktën 102 persona ndërsa ende vazhdojnë aktivitetet e shpëtimit.
Agjencia për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë bëri të ditur së në rajon janë regjistruar edhe 69 lëkundje të tjera.
Në të gjithë vendin nisën ndihmat për të pësuarit nga tërmeti.