0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tërmeti më i madh!

Më të lexuarat

Ekzistojnë dy lloje tërmetesh që ndodhin në tokë:
I pari: Tërmet që bi në ndonjë anë të tokës.
Dhe i dyti: Tërmet që tund gjithë tokën.
➖Lloji i parë: Është çdo tërmet që ndodh para Ditës së Kijametit.
➖Dhe lloji i dytë: Ndodh vetëm një herë, direkt para Ditës së Kijametit.
Tërmetet që ndodhin në jetën e kësaj bote, nuk ndodhin në të gjithë tokën…por bien në vende e vende të tjera jo.
Ndërsa tërmeti i madh që do të ndodhë Ditën e Kijametit, do të përfshijë gjithë tokën.
Allahu i Madhëruar ka bërë që tërmetet të cilat bien para Ditës së Kijametit të jenë paralajmërim për tërmetin e madh që do të bjerë para Ditës së Kijametit, si përkujtues, këshillues dhe udhëzues.
O ju të cilët shikoni dhe jetoni ndonjë tërmet, këtu apo atje, dijeni se po i afroheni një tërmeti më të madh, që është tërmeti i Ditës së Kijametit, prandaj merrni mësim dhe nxini mend.
Shejkh: el-Asimi
#përkthim : F. GURRA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit