27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Tërmeti katastrofal në Ulqin. 15.04.1979 – Ja çfarë shkruan inxhinieri Ulqinak

Më të lexuarat

Shkruan Fatmir Dervishi

 

 

Ulqin. 15.04.1979. Ora 6:15 e mengjesit. Termeti katastrofal (apo zelzeleja katastrofale sic i thot populli) ndodhi në ditën e 15 të muajit Prill të vitit 1979 para rrumbullak 41 vjetesh. Ora 6:15 e mengjesit. Ditë pranvere, mu si kjo e sotmja. Pasojat ishin të tmerrshme, humbje në njerëz, shembje godinash e ndërtesash, të tjera pasoja tashmë të njohura. Magnituda 7.0 sipas Rihterit shkaktoi shkatrrime të shkallës së IX sipas Merkalit. Dihet se niveli i ndërtimit në at periudhë nuk ishte në nivel të knaqshëm: ndërtesa të vjetra prej guri, pa elemente konstruktive nga betoni i armuar, etj etj. Epiqendra e termetit ishte në detin Adriatik, në mes Ulqinit e Tivarit, 15 km larg nga bregu i detit. Humbën jetën 101 shtetas të Jugosllavis së atëhershme (rep. e Malit të Zi) dhe 35 shtetas të rep. së Shqipërisë. Deri në fund të vitit 1979 janë regjistruar edhe – 90 termete të magnitudes mbi 4.0, – 100 termete të magnitudes mbi 3.5 dhe – rreth 10.000 termete të karakterizuar si termite të dobëta e që të gjithë këto në literature inxhinierike njihen me termin pasgoditje. Si inxhinier i diplomuar i ndërtimit, i cili temën e diplomës e kam mbrojtur në lëmin e Inxhinieris seizmike në Katedrën e konstruksioneve të Fakulltetit të ndërtimtaris dhe arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, mund tash këtu të ju flas dhe shkruaj mbi çeshtje të ndryshme dhe të përdori terma të njohur dhe të panjohur të lëmis në fjalë: mund të ju flas për pllaka tektonike, thyrje të masave shkëmbore, rrëshqitje, përplasje, për nxitimin, për konsolidimin, për akcelerogramin, e të tjera e të tjera. Por jo. Une po dua që në këtë dit të kujtimit të asaj ngjarje tragjike të i hedhim dritë pakëz një “detaji” me rëndësi për njeriun, për inxhinierin dhe për jo-inxhinierin, për qytetarin e thjesht, për të gjithë njerëzit. Po dua të shkruaj për shkakun e termetit të vitit 1979 dhe të të gjithë termeteve që përjetohen kudo dhe kurdo. Sidomos në këto dit të ngujimit global nga COVID19 i cili së fundmi është shumfish më i vogël se masat (pllakat tektonike) të cilat shkaktojn termetet, bile bile është i padukshëm për syrin e njeriut. Dua të flas për shkakun e të gjitha fatkeqsive që e godasin njeriun kohë pas kohe, në kohën dhe shekullin të cilin po e jetojm, ku shpesh mendojm se teknika e teknologjija dhe të arriturat shkencore kajn arritur majat, sa që jemi gati gati të zbulojm edhe ilaçin e përjetsisë. Shkaku i cilës do fatkeqsi dhe i çdo problemi të cilin njerëzit e përjetojn në jetën e kësaj bote janë MËKATET/GJYNAHET e njerëzve. Burimi i çdo termeti, çdo vërshimi, çdo zjarri të pakontrollueshëm, çdo virusi (SARS, COVID19, etj) janë sjelljet e njerëzve në tokë, të cilët së tepërmi u larguan nga udhëzimet hyjnore, nga shpallja e Zotit fuqiplot por edhe nga vet natyrshmëria në të cilën Allahu i madhërishëm e krijoi njeriun. Lakmi, urrejtje, smirë, zili, egoizëm, mosrrespekt, rebelim, mosmbajtje e amanetit, pastaj shthurje, epsh, deformime seksuale të të gjitha llojeve (LGBT), droga ndër më të ndryshmet, prishje e familjes si celul bazë të çdo shoqërije, evitimi i lidhjes së raporteve martesore, mosrespektimi i autoritetit duke filluar nga mësuesi në shkollë e deri tek i vjetri në rrugë, pastaj dalavere dhe tradhti në punë, në raporte ndërnjerzore, në tregti, në shitblerje, kamata e përhapur jashta dhe në kundërshtim me çdo logjik, zullum (padrejtsi) nga të gjitha anët i të fortit ndaj të dobtit, mos ndjeshmëria ndaj të varfrit dhe së fundmi (por edhe më e rëndësishmja) – prishja e raporteve me Zotin: lënia e namazit, shkelja e të të gjitha kufijve, adhurimi i idhujve ndër më të ndryshmit (të dukshëm qofshin në formë statujash, budash, ikonash apo edhe të padukshëm si kariera, pasuria, pushteti, fuqija) dhe prishja e besës së dhënë Zotit se vetëm Ate do ta adhurojmë (ndëgjojm, rrespektojm) dhe se nuk do të i bëjmë shirk (ortak, rival, shok). Këto janë shkaqet e para dhe të fundit, esenciale dhe periferike, material dhe shpirtërore të çdo fatkeqsije njerzore të termetit të vitit 1979, para dhe pas tij e deri të ekzistoj bota. Evitimi i këtyre shkaqeve sjell me vete mbrojtje nga fatkeqsit, sjell stabilitet, rehati, sjell paqe, lumturi, sjell sukses në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Pa kthimin tek esenca e ekzistimit në tokë, pa kthim tek natyrshmërija, pa kthim tek Zoti do të jemi dëshmitar të termeteve dhe të viruseve. Të gjitha spjegimet tjera, të cilat janë ndoshta edhe të sakta, mbi ecurin e ngjarjeve të ndryshme por të cilat përjashtojn lidhjen e njeriut me Zotin janë të mangëta dhe si rrjedhojë nuk bëjnë dobi. وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” KUR’AN, Ash-Shura, 30.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit