0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tërmeti i 7,2 ballë shkund Lindjen e Mesme, mbi 330 të vdekur në Irak e Iran

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen qindra viktima.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësinë 34 kilometra në jug të qytetit irakian të Halabjas. Mediat shtetërore iraniane bënë me dije se të paktën 330 persona humbën jetën.

Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.

Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve.

Tërmeti u ndie dhe shkaktoi panik deri në kryeqytetin irakian Bagdad, ku raportohet se banorë të shumtë braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë. Edhe mediat kurde lajmërojnë se shumë njerëz në rajonin autonom të Kurdistanit braktisën shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë kur ndodhi tërmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit