5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Tërmetet në Korçë, myslimanët dhurojnë 65 mln lekë për banesat e shembura

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo vizitoi fshatin Floq të prekur nga tërmeti i kohëve të fundit, së bashku me kryetarin e Komunitetit Musliman Bujar Spahiu.

Ndërsa në fshat ka nisur puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara, Filo tha se 65 milionë lekë të vjetra është vlera që xhamitë e Shqipërisë do të dhurojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Të gjithë së bashku jemi të angazhuar për të ndihmuar banorët e Floqit, deri në momentin që ata do të vendosen në shtëpitë e tyre”, tha Filo.

Në Floq të Korçës, Janë 124 banesa të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme dhe që janë parashikuar të ndërtohen plotësisht. Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e 40 banesave të para.

Krahas fshatit Floq, paralelisht do të punohet për rindërtimin e banesave edhe në dy fshatrat e tjerë të qarkut Korçës, të cilat janë dëmtuar gjatë lëkundjeve të tërmetit të rënë disa javë më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit