1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tërmet prej pesë ballëve sërish lëkund Ohrin

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmetet nga kjo seri që kanë filluar nga 18 qershori, përveç shqetësimit tek popullata në rajonin epiqendror të Ohrit, nuk kanë shkaktuar dëme materiale

SHKUP (AA) – Një tërmet me magnitudë prej pesë ballëve sipas shkallës së Rihterit pasditen e sotme ka lëkundur rajonin e Ohrit, ndërsa është ndjerë në tërë territorin e Maqedonisë dhe në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup njofton se lëkundja ka ndodhur në ora 13 e 18 minuta, me epiqendër 12 kilometra në verilindje të Ohrit, në thellësi prej 10 kilometrave.

Nga atje bëjnë të ditur se dy tërmete janë ndier edhe herët në mëngjes në rajonin epiqendror të Ohrit. I pari është regjistruar në orën 3 e 9 minuta me magnitudë të Rihterit 2,8, ndërsa i dyti është ndier në orën 3 e 54 minuta me magnitudë të Rihterit 3,7.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmetet nga kjo seri që kanë filluar nga 18 qershori, përveç shqetësimit tek popullata në rajonin epiqendror të Ohrit, nuk kanë shkaktuar dëme materiale. Ndryshe, dy javët e fundit në këtë rajon janë regjistruar mbi 800 tërmete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit