Lëkundje toke janë ndier në veri të Shqipërisë të premten në mbrëmje.
Sipas uebfaqeve të specializuara sizmologjike, epiqendra ka qenë në rajonin e Shkodrës. Raportohet se tërmeti ka pasur magnitudë 4.3 shkallë të Rihteerit.
Është raportuar se dridhjet janë ndier edhe në disa qytete të Kosovës.
Rajoni është goditur nga disa tërmete javën e fundit. Lëkundje ka pasur në Greqi, Maqedoni e në disa raste ato janë ndier edhe në Kosovë.
/mesazhi/