-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Termet e strategjisë ndërkombëtare të bashkëpunimit në ekonominë botërore

Më të lexuarat

Termet e strategjisë ndërkombëtare të bashkëpunimit në ekonominë botërore
Stormy Mildner
 
 
 
1. Unilateralizmi
Shprehja unilateralizëm në marrëdhënjet ekonomike ndërkombtare në radhë të parë bazohet në politiken e njëanshme tregtare të një vendi. Fjala është për një liberalizim tregtar unilateral kur një vend heq barrierat tregtare të njëanshme pa e kordinuar ketë heqje me vendet tjera ose pa kërkuar nga ata pranimin e kësaj heqje. Një shembull i tillë ishte politika tregtare që Anglia ndiqte në shek. 19. 
Një formë tjetër e unilateralizimi është i ashtuquajturi “unilateralizëm agresiv”. Vecanarisht në vitet e `80-ta (1980) qeveria e shteteve të Bashkuara të Amerikës përkrah politikës së saj tregtare multilaterale dhe strategjive rajonale të politikës tregtare ndiqte një politik tregtare që shpesh cilësohet si unilateralizëm agresiv. Gjatë kësaj politike, qeveria e SHBA-ve, vendet që ndiqnin një praktik tregtare të pandershme i kërcnonte me sanksione unilaterale pa pritur një vendim të mekanizmit të konflikteve nga WTO. Dëshmi e këtij unilateralizmi agresiv është ligji tregtar “Omnibus Trade and Competitiveness Act” i vitit 1988 (vecanarisht pjesa “Super 301”).
 
 
 
2. Bilateralizmi
Me bilateralizëm nënkuptohet një sistem i marrëdhënjeve dypalëshe tregtare dhe monetare. Deri në fund të luftës së dytë botërore në marrëdhënjet tregtare ndërkombtare mbizotronin marrëveshjet bilaterale. Që nga 1947, me themelimin e GATT (General Agreement on Tariffs and Trade) dhe futjen e principeve të përkrahjes së plotë, dominojnë gjithnjë e me tepër marrëveshjet multilaterale.
 
 
 
3. Plurilateralizmi
Me plurilateralizëm nënkuptohet marrëveshjet tregtare dhe monetare që bëhen mes më shumë se dy shteteve. Marrëveshje plurilaterale në WTO janë përshembull: 1. “Annex 4(c) International Dairy Agreement”, 2. “Annex 4(d) International Bovine Meat Agreement”, 3. “Annex 4(a) Agreement in Trade in Civil Aircraft” dhe 4. “Annex 4(b) Agreement on Government Procurement”. Të gjithë antarët e WTO-së nuk janë pjesëmarrës në këto marrëveshje. Përdallim nga marrëveshjet e GATS, GATT dhe TRIP që cilësohet si marrëveshje multilaterale, këtu bëhet fjalë për marrëveshje plurilaterale me antarësi të kufizuar.
 
 
 
4. Multilateralizmi
Si multilateralizëm përshkruhet një sistem i shumëanshëm i marrëveshjeve tregtare dhe monetare. Një shembull prominent për marrëveshjet multilaterale është GATT dhe pasardhësi i tij WTO (World Trade Organization – Organizata Tregtare Botërore).
 
 
 
5. Integracioni
Në teorinë dhe politikën e jashtme ekonomike procesi i integrimit shihet si një bashkëudhëheqje e dy apo më shumë ekonomive popullore (kombtare) në një formim të ri politik dhe ekonomik. Ka disa shkallë në procesin e integrimit. Shkalla e parë është krijimi i zonës së lirë tregtare (p.sh. NAFTA). Brenda procesit të zonës së lirë tregtare dalëngadalë vie deri tek heqja e doganave dhe kontigjenteve, ku secili antar ruan autonominë e tij të plotë në politikën tregtare. Një shkallë më e lartë e integrimit është unioni doganor. Brenda unionit doganor dalëngadalë hiqen të gjitha doganat dhe kontigjentet ndërmjet shteteve. Doganat e shteteve antare do të mbesin ende ndaj shteteve të vendeve të “treta”, derisa të arrihet një doganë e jashtme e përbashkët. Unioni doganor (p.sh. EU) shpesh është një parashkallë e unionit ekonomik. Unioni ekonomik është bashkimi i shteteve sovrane në një hapsirë të përbashkët ekonomike, që barazon një treg të mbrenshëm homogjen. Deri tek unioni ekonomik vie (shkallë-shkallë) tek një harmonizim i politikës së mbrendshme dhe të jashtme ekonomike të shteteve antare. 
Gjatë procesit të integrimit mund te vie deri tek krijimi i strukturave rregullative supranacionale (sikur brenda EU). Me ketë rast një pjesë e madhe e rregullit juridik kombtare zëvendësohet me rregull supernacional apo i përshtatet këtij rregulli. Për procesin e integrimit është i nevojshëm një konsensus politik ndërmjet shteteve pjesmarrëse. Kjo, për shkak të krijimit të një unioni ekonomik, është më vështir të arrihet për arsye të humbjet se autonomisë kombtare në shumë sfera të politikes ekonomike se sa krijimi i një zone të lirë tregtare në të cilën sovraniteti kombtar mbet i pacenuar.
 
 
 
6. Regionalizmi . . .
 
 
 
7. Globalizmi
Me globalizëm nënkuptohet një shkrirje ende e paparë e tregjeve kombtare dhe ndërkombtare dhe me ketë rast një rrjetëzim botërore i ekonomive kombtare. Forma aktuale e globalizimit është liberalizimi i tregjeve kombtare dhe rritja e vazhdueshme e vershimeve tejkufitare te kapitalit, investimet direkte afatgjata dhe cikëlzimi i procesit të produksionit. Procesi i globalizimit po hec përpara përmes zhvillimit të teknologjis së re të telekomunikacionit, rënjes se kostove të transportit dhe transaksionit, heqja e pengesave tregtare dhe forma e re e përpunimit të informacioneve. Teoria e globalizimit supozon se në bazë të ketyre zhvillimeve ekonomike dhe teknike njesitë e ndryshme sociale gjithnjë e më tepër afrohet dhe në fund hiqen edhe kufinjt kulturor. Duhet pyetur se a është globalizimi i sotshëm më ndryshe se ai i para njëzet apo para njëqind viteve. Po ashtu duhet pyetur se a e nënminimizon globalizimi “embeddend liberalism” dhe shtetet e humbin sovranitetin e tyre. Në fund globalizimi kërkon konfrontim me levizjet antiglobale gjithnjë e më të forta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit