1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Tërmet 4,2 ballë regjistrohet në Kroaci

Më të lexuarat

Një tërmet i fuqishëm prej 4,2 ballësh sipas Rihterit është ndier me qendër në zonën Sisak dhe Petrinja në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).

Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë regjistruan dy tërmete të dobëta dhe një mjaft të fortë me epiqendër rreth 15 kilometra në juglindje të Glinës, rreth 76 kilometra larg kryeqytetit Zagreb, drejt kufirit me Bosnjë e Hercegovinën.

“Më i forti ishte një tërmet me fuqi prej 4,2 ballë sipas Rihterit në orën 10 e 54 minuta, intensiteti në epiqendrën e shkallëve V-VI të shkallës EMS. I paraprinë tërmete me madhësi 3,0 sipas Rihterit në orën 10 e 3 minuta dhe 2,5 sipas Rihterit në orën 10 e 31 minuta”, raportoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Republikës së Kroacisë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit