Të mërkurën në orën 11:00 do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Islamofobi Binak Gashi, ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.
Antiislamisti Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.
“Këshilli organizativ njofton se me datë 22. 07. 2020, (e mërkurë), ora 11, organizohet protestë kundër ndërtimit të kësaj xhamie pikërisht në lokacionin ku kanë filluar punimet. Pjesëmarrësit të jenë të pajisur me masat antikovid”, ka shkruar Gashi në Facebook.