-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Teoricieni politik amerikan flet me lëvdata për dronët e armatosur turq, SIHA

Më të lexuarat

Teoricieni politik amerikan, Francis Fukuyama, tha se SIHA-t turke (dronët /mjete ajrore të armatosura pa pilot), vitin e kaluar kishin dhënë një kontribut të rëndësishme për t’a ngritur Turqinë si një fuqi rajonale.

Në artikullin e tij të botuar në revistën “American Purpose”, Fukuyama vlerësoi efektet e fuqishme që kanë krijuar dronët e armatosur turq në rajon.

“Panorama globale u zëvendësua nga dronët ushtarakë dhe Turqia këtu u bë aktore kryesorë” vlerësoi Fukuyama duke shtuar se SIHA-t e prodhuara vetë nga Turqia përdoren në Libi, Siri, Karabakun Malor dhe brenda kufijve kundër organizatës separatsite terroriste PKK.

Ai tërhoqi vëmendjen se performanca e dronëve të armatosur turq është mbresëlënëse dhe shtoi: “Dronët nuk janë aq të vështirë për tu prodhuar, dhe ata më të fundit të prodhuar nga Turqia janë mjaft mbresëlënëse; për shembull TB2 mund të qëndrojë në ajër 24 orë dhe mund të kryejë misione zbulimi dhe sulmi”.

Fukuyama deklaroi se misionet e kryera në terren nga dronët turq të përdorur në Siri, Libi dhe Karabakun Malor ishin befasues dhe dëmi i shkaktuar nga këto mjete ajrore, veçanërisht për njësitë ushtarake armene, ishte i jashtëzakonshëm.

Duke tërhequr vëmendjen se mjete ajrore të armatosura pa pilot të prodhuara nga Turqia vitet e fundit kanë ndryshuar taktikën e luftës së ditëve tona dhe shtoi: “SIHA-t dhanë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e Turqisë si një fuqi rajonale në vitin 2020. Ky vend konfirmoi në mënyrë të vendosur rezultatet e marra në tre konfliktet në fjalë dhe premton se mund të bëjë më shumë”.
/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit