3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Teori tjera rreth sulmit ndaj “Charlie Hedbo”: Pasqyra false, mungesa e gjakut

Më të lexuarat

Aty ku ka terror edhe teoritë e konspiracionit nuk mungojnë. Edhe pas sulmit mbi bordin editorial të “Charlie Hedbo”, në internet janë përhapur disa teori të shumta rreth asaj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur atë ditë dhe kush mund të jetë pas aktit kriminal.

Thuajse çdo ditë shfaqen mospërputhjet e reja që janë zbuluar në lidhje me sulmet terroriste. Këtu është një pasqyrë e teorive, të cilat ndonëse nuk mund të vërtetohen, as nuk mund edhe të mohohen.

Pasqyra e jashtme e veturës

Janë publikuar disa fotografi në të cilat shihen atentatorët Said dhe Cherif Kouachi duke u larguar.

Në njërën foto shihet se pasqyra e veturës “Citroen” është një e bardhë. Në foton tjetër, kur policia po e largonte veturën, duket se pasqyra ishte një e zezë. Ishin dy makina në lojë?

Pasaporta

Një prej vrasësve, Said Kouachi, kishte harruar për të shpëtuar pasaportën e tij në makinë. Kjo ka çuar tashmë në spekulime tjera. Si ka mundur që një grup kaq i organizuar të bënte gabime të tilla?

Marrësi i telefonit

Gjithashtu, pengmarrësi në supermarketin në Paris kishte bërë një gabim të madh duke mos qenë i kujdesshëm në përdorimin e telefonit.

Falë këtij gabimi, hetuesit ishin në gjendje për të kuptonin se çfarë në të vërtetë po ndodhte në supermarket.

Si mund kjo të ndodhë, një gabim i tillë? Këtu, gjithashtu, vjen në shprehje edhe një herë deklarata e Nadine Eggimann: Në një situatë ekstreme gjërat themelore mund të harrohen.

Video, e cila tregon vrasjen me gjakftohtësi të policit Ahmed Merabet, ishte një vepër e falsifikuar, një website i pretenduar i kanalit televiziv BBC. Ekziston një mungesë e gjakut në vendin e ngjarjes. Kjo gjë kishte vënë në dyshim të gjithë sulmin ndaj stafit të “Charlie Hedbo”. Faqja e internetit më vonë doli të jetë vepër e falsifikuar. Kush ishte pas kësaj, nuk është ende e njohur. Ajo tani është fshirë.

Një komplot izraelit

Disa madje pretendojnë se Mossadi kishte organizuar sulmin. Vendi dënoi Francën pasi parlamenti francez kishte njohur në dhjetor shtetin e Palestinës. Në të njëjtën kohë ky ishte një frikësim i çifutëve francezë, ku ata do të binden më lehtë që të migrojnë në Izrael, për t’i kolonizuar tokat palestineze në Bregun Perëndimorë. Gjë që edhe u realizua në praktikë. 

Agjencitë e Inteligjencës

Agjencitë e inteligjencës perëndimore gjithashtu janë akuzuar. Një gazetë ruse anti-perëndimore, ka cituar themeluesin e partisë së krahut të djathtë Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen, i cili thuhet se ka thënë se në sulmi mbi ‘Charlie HEBDO’ ka dorë inteligjenca. Sipas “Independent” Le Pen më vonë mohoi të kishte thënë këtë, duke theksuar se ishte një gabim përkthimi. /Telegrafi/
 

 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit