1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tentuan të kalojnë Mesdheun me anije, shpëtohen 700 persona

Më të lexuarat

Më shumë se 700 persona janë shpëtuar teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun me anije gjatë fundjavës, ka njoftuar grupi për ndihmë, SOS Mediterranee.

Grupi për ndihma ka thënë më 1 gusht se shumica e personave janë shpëtuar në brigjet e Libisë dhe Maltës.

SOS Mediterranee ka thënë se anija ka kryer gjashtë operacione në ujërat ndërkombëtarë prej 31 korrikut.

Migrantët vazhdimisht nisen me anije nga Libia dhe Tunizia për të arritur në shtetet e Bashkimit Evropian përmes qendrës së Mesdheut.

Kalimi është i rrezikshëm dhe anijet e tejngarkuara shpesh përballen me vështirësi.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 930 migrantë kanë vdekur në Mesdhe këtë vit.

Libia është një prej pikave më të shpeshta të nisjes, ndërsa pjesa më e madhe e migrantëve tentojnë të arrijnë në brigjet italiane, rreth 300 kilometra larg./REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit