2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit (alejhi selam) në varr!

Më të lexuarat

Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s

Historia shenoi disa tentime per ta sulmuar varrin e Pejgamberit a.s. Prej ketyre tentimeve, vecojme tentimin per ta vjedhur trupin e
Pejgamberit a.s., ne vitin 557 h. dhe 1513 m, si dhe perpjekjet per ta shkaterruar ose zbuluar varrin e Pejgamberit a.s., sikurse qe perpjekja e Rinodit ne vitin 578 h.

Gjithashtu edhe Hixhazi ishte kercenuar dy here per pushtimin e dy xhamive te shenjta nga portugezet ne mes viteve 1510-1513 dhe 1517-1520.

Perpjekja e cila ndodhi ne vitin 1513 m. per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s. , ishte operacioni me i madh,i cili deshtoi nga nje
mrekulli hyjnore. Ajo qe te ben te cuditesh madje edhe ta ulesh koken nga turpi,eshte se muslimanet nuk e regjistruan kete perpjekje dhe deshtimin e saj ne historine e tyre.Kete perpjekje dhe deshtimin e saj e regjistruan vete portugezet ,te cilet edhe e organizuan.Ajo ishte argument e deshmi kunder tyre madje ajo qe eshte me e mira,se kete e vertetuan vete armiqet.Ne,n? vijim do te shkepusim disa momente te rendesishme gjate ketij operacioni:

Komandanti famekeq Afonso de Alduquer pasiqe kishte okupuar bregdetin perendimor te Indise kishte vendosur te ndermerrte nje sulm(ofenzive) ne token e Hixhazit ne pergjithesi,e ne Medinen e ndrithsme ne vecanti apo thene edhe me qarte ne varrin e Pejgamberit a.s qe ta nxirrte trupin e tij te pastert ,ta merrte e pastaj t’ia kushtezonte qeverise se Memalikeve (te cilet sundonin Egjiptin , Shamin dhe Hixhazin) kthimin e trupit te Pejgamberit a.s me dy kushte:

1-qe kishen e kijametit ne Bejti Lahm(qytet ne Palestine) tua jap atyre dhe ata ta kene ne prone e ta udheheqin

2-t’ia lejoje atij qe te sjelle nje miljon europian vullnetare ne Sudan (e qellimi i tij ishte i fshehur e dinak sepse ai synonte nderrimin e rrjedhes se lumit Nil, qe te derdhet ne Detin e Kuq e keshtu Egjipti do te vdiste nga uria e etja dhe do te dobesohej fuqia e tij ushtarake, politike e fetare) dhe keshtu ia hapin deren Evropes ,qe ta luftoje boten islame meqe Egjipti ishte nje pengese e madhe para tyre.

Ndersa sa i perket strategjise per ndermarrjen e ketij sulmi te flliqte, permblidhet ne ate qe te realizohet mbizoterim ushtarak ne qytetin Jenbe'(e ky eshte limani detar me i afert me Medinen e ndritshme.Deshmitaret okulare thone se njeriu nga kulmi i shtepise se tij ne Jenbe’ ka mundesi te shof pjeset e larta te minareve te xhamise se pejgamberit a.s),e ne te njejten nate ,te organizohet nje grup prej 400 kaloresish te veshur me rroba hekuri ne udheheqjen e Alduquer-it,te cilet me nje sulm te fshehte e te shpejte ne Medinen e ndritshme,ku do te arrijne naten ,do te hyjne ne xhamine e Pejgamberit a.s , ku ne ate kohe ata qe falen jane pak,pastaj hapin varrin ,nxjerrin trupin e pastert ,e marrin me vete ne anijen luftarake me te cilen do ta sulmojne qytetin Jenbe’e e pastaj fillojne nderrimin( e trupit te Pejgamberit a.s me gjerat qe i cekem me pare) per t’i realizuar qellimet e tyre te dobeta .Kjo ishte skema e ndermarrjes se ekspedites ne forme te pergjitheshme ndersa ne vijim do te shkoqisim detajet:

1- Me 7 shkurt 1513, Afonso De Alduquer-i u nis prej Indise ne krye te nje ekspedite detare, te perbere prej 20 anijeve luftarake, nen komanden e 20 kapiteneve. Ne radhet e tyre numeronin 1700 ushtare portugale dhe 850 ushtare indiane. Kur arriten anijet luftarake ne Saktara(ujdhese ne detin e Indise),banoret e saj te krishtere i furnizuan me uje e ushqim ,e pastaj u drejtuan kah Adeni(Jemen) qe ta pushtojne ate, ne menyre qe baza e ardhshme ushtarake te jete (ne gjendje)per ndermarrje te operacioneve te ardhshme.

2- Deshtoi operacioni per pushtimin e Adenit dhe forcat portugale humben nje numer te madh te ushtareve ndersa anijet luftarake u kthye prape ne Saktara,qe ta riradhis ushtrine si dhe te kerkoj forca shtese nga India. (Ky ishte deshtimi i pare ne operacionet ushtarake).

3- Anijet e medha luftarake u nisen ne drejtim te Detit te Kuq pasi qe u forcuan e pastaj dogjen portin(limanin detar)te Jemenit,Babul Mendeb,meqe atebote, atje nuk kishte ndonje force detare qe do t’iu kundervihej. Forcat e veta i zbarkoi ne nje ujdhese te vogel perballe tokes se Jemenit.Aty gjeti 4 anije habeshije (etiopiase) tregatare dhe gjeti nje numer pasagjeresh etiopias te cileve urdheroi t’iu priten veshet e hundat e pastaj ashtu te plagosur i zbriti ne toke.Pastaj u drejtua ne te majte,ne drejtim te ujdheses Kameran,e cila ishte afer tokes se Jemenit qe ta ndermerrnin operacionin ushtarak.

Muslimanet u njoftuan per kete agresor Portugal se kishte arritur ne Detin e Kuq, andaj tubuan ushtrine e tyre ne bregdetin perballe anijeve ushtarake. Meqe muslimanet nuk dinin realitetin e kesaj lufte pervecse ate formale, derguan nje lajmetare ne Mekke qe te merrte forca te nevojshme per ta ruajtur qytetin e Xhiddes, e pastaj udheheqesit te Misrit-Egjiptit, Sulltanit Kansut El-Gawri, ti’a dergojne nje shkrese per ta informuar per rastin.

4- Ne diten e parapare te levizjeve per sulm, ne fillim te muajit Korrik,anijet luftarake ngriten velat e tyre, ushtria u armatos me
shpatat e tyre, ndersa topat u pergatiten te gjuajne. Alduquerit i erdhi verejtja qiellore se anija e tij eshte bllokuar ne dhera dhe nuk ka levizur(ky eshte deshtimi i dyte).

5- Alduqueri vendosi ta vazhdonte operacionin me anijet e mbetura, por ende pa e leshuar ujdhesen Kemeran, ndodhi mrekullia tjeter hyjnore, ne forme te eres se furishme, e cila fryente nga Hixhazi. Kjo ere shqeu velat e anijeve, pastaj nga fuqia e madhe e saj ndesheshin anijet njera me tjeteren, keshtuqe nuk paten rrugedalje tjeter pervecse te kthehen prape ne ujedhese. Alduquerin nuk e pengoi kjo ere qe te organizonte nje ekspedite te menjehereshme, por te nesermen skenari tragjik u perserite prape; era fryente sikurse diten e pare, e keshtu ngjau gjate tere Korrikut (e ky eshte deshtimi i trete, i cili u perserit disa here).

6- Ne naten e fundit te muajit Korrik, derisa Alduqueri ishte mbledhur me kapitenet e tij per te shqyrtuar menyren e kryerjes se
operacionit ne diten e neserme, pa ne qiell, ai dhe kapitenet e tij, nje shkendi prushi-zjarri- dhe flake e cila pa vonuar shume u be nje pjese e madhe flake. Filloi te levizte ne qiell, pastaj u ndal mbi anijet portugeze, pastaj levizi ne drejtim te Habeshit (Etiopise) dhe u fsheh atje. (Kjo ishte verejtja e fundit). Ketu u binden Alduqueri, kapitenet dhe ushtria e tij se ata jane duke luftuar Allahun dhe se qellimet e tyre jane kunder Allahut s.w.t., andaj Allahu ua solli kete verejtje se Ai do t’i djege nese ngulin kembe ne kufr-pabesim. Alduquerit nuk i mbeti tjeter pervecse ti nenshtrohet vullnetit te Allahut, keshtuqe nxori urdhera per tu kthyer ne Indi duke terhequr pas veti humbjet e deshtimet.

Kete mrekulli askush prej muslimaneve nuk e regjistroi ne librat e tyre, por kjo eshte marre nga raportet portugeze per luften e tyre ne nje liber i cili titullohet:”QUE OSONHO DA INDIA AFONSO DE ALDUQUERE”, faqe 378-379. Me vone kjo mrekulli eshte permendur edhe ne dy libra anglez.

Perktheu: Sedat Gani Islami

31 Gusht 2003

Marre nga revista “El-Fetwa” nr. 100, faqe 20, 1997

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME – HORIZONTI

 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit