1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tensionohet situata, Kuvendi shkon në pauzë

Më të lexuarat

Pas replikave të ashpra mes pozitës dhe opozitës, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dha pauzë deri në ora 12:00.

Replika të ashpra erdhën pati mes ministres Donika Gërvalla dhe deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri lidhur me Gjykatën Speciale.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë sot se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia, por është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë iu drejtua deputetëve të PDK-së “fajtor jeni ju”.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka replikuar ashpër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tahiri tha se Gërvalla është përfaqësuese e Serbisë në Kosovë dhe se është turpi i diplomacisë.

Më pas situata u tensionua edhe pas fjalimit të Arben Gashit, për çka LDK lëshoi seancën. Pas LDK-së edhe deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në derën e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje mes deputetit Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja me ministrin Faton Peci. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit