1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tensioni ruso-turk – Moska tronditet nga kutia e zezë

Më të lexuarat

Kutia e zezë e avionit luftarak rus, që u rrëzua nga ushtria turke më 24 nëntor, pasi dhunoi hapësirën ajrore të Turqisë, ka shuar shpresat e Moskës zyrtare.
Ekspertët ushtarakë rusë, të cilët filluan të premten analizimin e kutisë së zezë, deklaruan se “ishte pamundur të përfitoheshin të dhëna ekzakte”.
Sakaq, nënkomandanti i Departamentit të Forcave të Armatosura të Rusisë për Sigurinë e Fluturimeve, Gjenerallejtënant Sergey Baytenov, bëri me dije se do të kërkojnë ndihmën e institucioneve shkencore të kësaj fushe për të deshifruar të dhënat e kutisë së zezë dhe se punimet mund të vijojnë për një kohë të gjatë.
Në një komunikatë të mëparshme, Kremlini pretendonte se kutia e zezë do të vërtetonte tezën ruse, se avioni luftarak i rrëzuar nga gjuajtësit turq tip F-16 nuk kishte bërë shkelje të hapësirës ajrore.
Mirëpo pala ruse, e cila nuk arriti të sigurojë nga kutia e zezë të dhënat e shumëdëshiruara prej saj, u justifikua duke thënë se të dhënat nuk janë fort të sakta.
Rusia kishte ftuar specialistë ushtarakë nga 14 vende të botës për analizimin e të dhënave të kutisë së zezë, që u gjend më datë 8 dhjetor; por përgjigje pozitive kishte marrë vetëm nga Kina, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit