0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tensioni në Mali, qytetarët turq këshillohen të mos dalin nga banesat

Më të lexuarat

Presidenti i Këshillit të Tranzicionit të Malit në Afrikë, Bah Ndaw, së bashku me kryeministrin Moctar Ouane dhe shumë autoritete të tjera të larta, u ndaluan nga njësitë ushtarake.

Sipas lajmeve në mediat lokale, ushtria e Malit ka ndaluar edhe ministrin e Mbrojtjes, Souleymane Doucoure, duke i dërguar ata në një bazë ushtarake ‘Kati’ që ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Bamako.

Më 18 qershor u bë një grusht shteti në Mali, ku u arrestua Presidenti Ibrahim Boubacar Keita dhe u krijua një qeveri e re e Këshillit të Tranzicionit.

Nga ana tjetër, Ambasada e Turqisë në Bamako në llogarinë e saj në “Twitter” paralajmëroi qytetarët turq që jetojnë në Mali që përveç në rast nevoje të mos dalin në rrugë dhe të veprojnë me kujdes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit