-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Tensionet po rriten; Akuza e re e Moskës: mercenarë izraelitë me njësinë Azov

Më të lexuarat

Moskë – Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se mercenarët izraelitë po luftojnë së bashku me njësinë e ekstremit të djathtë Azov në Ukrainë. Kjo rriti më tej tensionet në marrëdhëniet me Izraelin pas sugjerimeve të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Adolf Hitleri ishte me origjinë hebreje.
Mediat izraelite thonë se Zakharov duket se ka aluduar për izraelitë me origjinë ukrainase dhe vendasit izraelitë që udhëtuan në Ukrainë për t’u bashkuar me njësitë vullnetare pas pushtimit rus, megjithëse nuk kishte raportime që ata të luftonin përkrah njësisë Azov.

Qindra vullnetarë izraelitë besohet të jenë në Ukrainë, por nuk ka të dhëna të sakta. (B92 serb)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit