3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tensionet në Ukrainë, një luftanije britanike në ujrat shqiptare

Më të lexuarat

Një anije patrulluese e Flotës Mbretërore britanike mbërriti në ujërat shqiptare, ndodhur kjo nën atmosferën e tensioneve në Ukrainë, ku Rusia po tenton të sfidojë NATO-n, anëtare e së cilës është dhe Shqipëria.

Është ambasada britanike në Tiranë ajo që njofton se “Dy aleatë në NATO që forcojnë marrëdhëniet më të gjera dypalëshe”.

“Kënaqësi të mirëpresnim në Shqipëri anijen patrulluese të Flotës Mbretërore britanike HMS Trent dhe ekuipazhin e saj. Një mundësi për t’i demonstruar kapacitetin e anijes komandantit të ri të Forcës Detare shqiptare, kundëradmiralit Adnand Agastra.

Aktiviteti e anijes Trent është një sinjal i qartë i synimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u angazhuar në mënyrë gjithmonë e më të rregullt në rajon.

HMS Trent është një nga pesë anijet patrulluese të Flotës Mbretërore që operojnë aktualisht në të gjithë botën, në zona me rëndësi kritike për Mbretërinë e Bashkuar – nga Indo-Paqësori, Atlantiku Jugor në Mesdhe dhe Karaibe”, shkruan përfaqësia e Londrës në Tiranë.

Ky zhvillim përkon me angazhimin e madh britanik par atë çfarë po ndodh mes Rusisë dhe Ukraniës, duke iu bërë krah kësaj të fundit si asnjë shtet tjetër europian. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit