0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tensionet në Maqedoni me prapavijë politike

Më të lexuarat

Mbi 68,46 për qind e qytetarëve theksojnë se tensionet e fundit në Maqedoni kanë prapavijë politike, 13,38 për qind thonë se janë reale nga anketa e QHA-së në Shkup.

Në një anketë të Qendrës për Hulumtime dhe Analiza qytetarët mbi 68 për qind e qytetarëve mendojnë se tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni janë me prapavijë politike.

Në pyetjen e anketës se si i vlerësojnë tensionet e fundit ndëretnike, 68,46 për qind janë përgjigjur se ato kanë prapavijë politike, 13,38 për qind se janë reale dhe 18 për qind e qytetarëve kanë theksuar se nuk kanë ndonjë ide.

Anketa e QHA-së me seli në Shkup, një organizatë e re për hulumtimin e opinionit, jep vlerësimet e qytetarëve edhe për zhvillimet e tjera në vend.

Në këtë anketë me rëndësi është edhe pyetja e parashtruar se “A vlerësoni se pushteti gjyqësor në Maqedoni është i politizuar ?

Në këtë pyetje mbi 65,66 për qind e qytetarëve kanë dhënë përgjigjen “Po”, 14 për qind kundër, ndësa 20 për qind janë deklaruar se nuk dijnë.

Hulumtimi nxjerrë në sipërfaqe edhe zhgënjimin e madh të qytetarëve lidhur me korrupsionin në shtet dhe mungesën e lirisë së medias. Mbi 67 për qind e qytetarëve të anketuar kanë theksuar se ka korrupsion në administratën shtetërore, ndërsa vetëm 12 për qind janë shprehur kundër. Lidhur me lirinë e medias, mbi 66 për qind janë deklaruar se nuk ka liri të medias.

Qytetarët janë deklaruar edhe lidhur me projektin “Shkupi 2014”, ku mbi 56 për qind e tyre janë deklaruar se ky projekt nuk është në interes të qytetarëve, ndërsa 25 për qind kanë përkrahur realizimin e këtij projekti. Në anketë shprehen edhe shqetësimet e qytetarëve për varfërinë, papunësinë dhe trendet e vështirësive të tjera të standardit jetësor në Maqedoni.

Anketa është realizuar në 15 qytete gjatë muajit mars, ku janë marrë parasysh aspektet demografike dhe etnike në Maqedoni. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit