Ministria palestineze e Shëndetësisë, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se si rrjedhojë e këtyre ngarjeve, të paktën 2 qytetarë janë plagosur
RAMALLAH (AA) – Si pasojë e përplasjes së ushtarëve izraelitë me protestuesit palestinezë në Ramallah të Bregut Perëndimor, të paktën 2 palestinezë u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u ndikuan nga gazi lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, thuhet se ushtarët izraelitë kanë bastisur rajonin El-Mugir në lindje të Ramallah-ut, ku më pas janë përplasur me qytetarët.
Ndërkohë që të rinjtë i janë përgjigjur ushtarëve me shishe dhe gurë, forcat izraelite u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe krahas tyre kanë përdorur dhe plumba të vërtetë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se si rrjedhojë e këtyre ngarjeve, të paktën 2 qytetarë janë plagosur.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë thënë se kanë ndihmuar dhjetëra njerëz të cilët janë ndikuar nga gazi lotsjellës i hedhur nga ushtarët izraelitë.