2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tensione mes sllavësh: Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Më të lexuarat

Sofja njoftoi rishikimin e projekteve me Maqedoninë e Veriut

Qeveria bullgare në mandatin e saj teknik njoftoi sot se po tërheq ambasadorin nga Shkupi, Angelo Angelov, dhe paralajmëroi rishikim të projekteve me Maqedoninë e Veriut.

Ministri teknik i Punëve të Jashtme Nikollaj Milkov, pas mbledhjes së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, tha se Angelov do të qëndrojë në Sofje derisa të ketë përparim në trajtimin e qytetarëve të Maqedonisë që deklarohen si bullgarë.

“Angelov do të qëndrojë në Sofje derisa të shohim disa shenja ndryshimi, ai do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Është qëndrim i një politike të prerë që një sjellje e tillë nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë”, tha Milkov.

Shtrëngimi i politikave

I pyetur se çfarë do të thotë konkretisht kjo, Milkov tha se Sofja pret “hapa pozitivë në praktikë”, domethënë se ai dëshiron të shohë dënimin e personave që kanë kryer krime të urrejtjes ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punën e tyre. Edhe gjyqësori. Atje ka krime të urrejtjes me dënim minimal ose pa dënim, duke krijuar një atmosferë mosndëshkimi. Praktikisht kjo i inkurajon dukuritë e lartpërmendura”, tha Milkov.

Ai deklaroi se në marrëdhëniet me Shkupin asgjë nuk do të jetë si më parë, ndërsa paralajmëroi për shtrëngim shtesë të politikës aktuale, si dhe pezullim të mundshëm të projekteve bilaterale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit